minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

BE duhet të reagojë fort kundër zyrtarëve të korruptuar, që abuzojnë me institucionet e saj

0

Nga Sophie Beck, Brussels Times

Në dhjetorin e vitit të shkuar, nuk ishte tharrë ende boja e ligjit të ri të Regjimit Global të Sanksioneve të BE-së për të Drejtat e Njeriut – i quajtur gjerësisht si versioni evropian i Aktit Magnitsky -kur nisën të lindnin pyetjet nëse ky ligj do të shkonte aq larg sa të forconte reagimin e Brukselit në ruajtjen e sundimit të ligjit.

Një nga gabimet kryesore të identifikuara nga analistët, është përjashtimi  i korrupsionit si një vepër për të cilën mund të ketë ndëshkime, përfshirë sanksionet, ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve.

Përjashtim përbën një problem, jo vetëm sepse aktivisti Bill Browder -që pati shumë ndikim në miratimin e Aktit Magnitsky të miratuar në Kongresin Amerikan – paralajmëroi se“kleptokracia dhe abuzimi me të drejtat e njeriut shkojnë dorë për dore me njëra-tjetrën”.Por pasi rithekson sërish faktin,sesi qeveritë perëndimore nuk po arrijnë të marrin dot masa vendimtare kundër kleptokratëve globalë, që i shfrytëzojnë institucionet e tyre për përfitime korruptive.

Advertisement

Proceset e brendshme shpesh komprometohen

Përpjekjet e mëparshme për të forcuar aftësinë e politikë-bërësve perëndimorë në goditjen e korrupsionin jashtë BE-së, kanë shkaktuar akuza për tejkalim të kompetencave, dhe sugjerime se vendosja e sanksioneve ose pasoja të tjera konkrete ndaj shkelësve të huaj të ligjit,do të ishin një ndërhyrje e papërshtatshme në punët e brendshme të një vendi.

Ndërsa duhet të zbatohen masa mbrojtëse të kujdesshme, për të siguruar që goditja e korrupsionit ndërkombëtar të mos bëhet një mjet për të arritur vetëm synimet e politikës së jashtme, në shumë raste presioni ndërkombëtar mund të jetë mënyra e vetme efektive për të zbuluar dhe ndëshkuar aktorët e korruptuar, që kanë kompromentuar institucionet në vendet e tyre.

Për shembull, merrni si shembull Azerbajxhanin. Në vitin 2017, Evropa u trondit nga  zbulimi i “Azerbaijani Laundromat”, një skemë e gjerë kriminale në të cilën elitat e shquara azere dhe zyrtarët qeveritarë pastruan miliarda euro përmes bankave evropiane dhe kompanive off-shore.

Advertisement

Organizatat ndërkombëtare, të përfshira në zbulimin e korrupsionit në nivele të mëdha,

siç është Transparency International, kanë shprehur vazhdimisht zhgënjim mbi pasojat e pakta që kanë pasur mbi shpinë përfituesit e skemës së pastrimit të parave.

Por kjo situatë nuk duhet të cilësohet si e papritur, duke pasur parasysh ndikimin që kanë pasur përfituesit e këtyre skemave në vendin e tyre. Në fakt, një nga zyrtarët më të lartë aferë të ngarkuar me hetimin e korrupsionit në atë kohë, Ali Nagiyev, po përfitonte vetë nga “Azerbaijani Laundromat”për të pasuruar familjen e tij.

Gazeta opozitare Bizim Yol e akuzoi atë për korrupsion që në vitin 2006, kur ishte një zyrtar i lartë në Ministrinë e Sigurimit Kombëtar. Por pikëpyetje të veçanta ngriheshin mbi mënyrën se si Nagiyev dhe familja e tij arritën që vetëm me rroga shteti të ndërtojnë një perandori multi-milionëshe të pasurive të patundshme.

Advertisement

Sipas hetimit ndërkombëtar,platforma komplekse e pastrimit të parave luajti rol kryesor në këtë pasurim. Nagiyev, djemtë dhe nipi i tij duket se kanë marrë personalisht më shumë se 350000 dollarë nga “Laundromat”, ndërsa një nga kompanitë kryesore të “Laundromat” dyshohet se transferoi 1.25 milion dollarë në një kompani investimesh me seli në Pragë e kontrolluar nga djemtë e Nagiyev.

Efektet domethënëse të goditjes

Nuk është për t’u habitur, fakti që Nagiyev nuk u përball me pasoja nga kreu i shtetit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Aliyev, vetë i  përzier  në “Laundromat”, e emëroi në vitin 2019 Nagiyev në krye të shërbimeve sekrete. Rasti i Azerbajxhanit, tregon se pse presioni ndërkombëtar është shpesh mënyra e vetme, për të shkatërruar rrjetet e korruptuara që arrijnë deri në shkallët e larta të qeverisë, dhe nxjerrin në pah degëzimet e rëndësishme të një korrupsioni të shfrenuar edhe brenda bllokut evropian.

Në rastin e Nagiyev, u zbuluan pagesa të dyshimta të dërguara në llogari bankare ceke që mund të kenë kontribuar në projektet kryesore të shtetit çek. Por, më shumë fonde të Laundromat u transferuan përmes një dege estoneze të Danske, banka më e madhe e Danimarkës, në kompanitë off-shore me qendër në Britaninë e Madhe.

Advertisement

Disa nga paratë e pista u përdorën për të paguar politikanët evropianë, shumë prej tyre anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), të cilët folën pozitivisht për Azerbajxhanin dhe të dhënat e tij për të drejtat e njeriut.

Shumë pak përparim i bërë

Dështimi i Bakusë për të frenuar rrjedhjet e zbuluara nga hetimi i“Azerbaijani Laundromat”, ishte më se i parashikueshëm me njerëz si Nagiyev në krye. Por vetëkënaqësia e Brukselit është më pak e kuptueshme. Të dhënat e rrjedhura të “FinCEN”në shtator 2020, theksonin bashkëfajësinë e institucioneve financiare evropiane në krimin financiar ndërkombëtar, sikurse është cilësuar “Azerbaijani Laundromat”, që është në fakt pjesë e një modeli më të gjerë të korrupsionit.

Raportet e rrjedhura flasin për një aktivitet të dyshimtë, ku paratë e pista rrjedhin përmes bankave kryesore evropiane, duke përfshirë Danisht, Deutsche Bank dhe HSBC, nga mafiozi pakistanez Altaf Khanani tek ata rusë. Kjo tregon se kontrollet ekzistuese të Evropës kundër pastrimit të parave janë mjerisht të papërshtatshme.

Advertisement

FinCEN, “Azerbaijani Laundromat”dhe skandale të tjera të panumërta ndërkombëtare kanë ilustruar faktin se korrupsioni dhe krimi financiar i nivelit të lartë, është rrallë një çështje e brendshme për ndonjë vend të caktuar.

Ai përfshin zyrtarë të lartë qeveritarë kudo në botë, dhe mund të zhduket vetëm me përpjekje ndërkombëtare. Krijimi  i një autoriteti të fortë kundër krimit financiar në BE është një hap në drejtimin e duhur, por politikë-bërësve evropianë u duhen gjithashtu mjete politike për të goditur kleptokratët në të gjithë botën. /Përktheu: Alket Goce-abc

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova