
Izraeli ka vaksinuar gjysmën e popullsisë me të paktën një dozë.
Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, personat e imunizuar deri më tani janë 4 507 325 nga rreth 9 milionë banorë në vend.
Ata që kanë marrë edhe dozën e dytë – sipas të njëjtit burim – janë 3 123 136.
Sidoqoftë, rreth 3 milionë izraelitë nuk mund të imunizohen për arsye të ndryshme, përfshirë ata nën 16 vjeç dhe ata që janë shëruar nga infeksioni.
Advertisement
Për këta të fundit, po shqyrtohet mundësia e një vaksinimi me një dozë të vetme.