minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Gjermania dhe Franca kërkojnë nga SHBA-ja të heqë ndalesën për eksportin e vaksinave

0

Franca i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të heqin ndalesën për eksportin e vaksinave kundër COVID-19 dhe materialeve për prodhimin e vaksinave. Kjo thirrje e Parisit është mbështetur edhe nga shtetet e tjera në Evropë.

“I bëj thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund ndalesave për eksport, jo vetëm për vaksinat, por edhe për përbërit e vaksinave, të cilat ndalojnë prodhimin e tyre”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë samitit të Bashkimit Evropian që u mbajt në Porto të Portugalisë më 8 maj.

Këto komente të Macronit erdhën teksa shtetet evropiane janë befasuar nga vendimi i SHBA-së për të hequr patentën e pronësisë intelektuale për vaksinat, me qëllim që të luftohet pandemia COVID-19.

SHBA-ja deri më tani ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës 56 për qind të popullatës të saj të rritur, por nuk eksporton doza të vaksinës dhe de fakto ka ndalesë për materialet me të cilat prodhohen vaksinat.

Advertisement

Ndërkaq, një numër i shteteve në SHBA po kthejnë mbrapsht dozat e vaksinave që u janë dhuruar nga qeveria federale, teksa numri i vaksinimit në bazë ditore ka rënë në mbarë vendin, për shkak të uljes së kërkesës.

Teksa infektimet dhe kërkesa për vaksinim po bien, administrata e presidentit amerikan Joe Biden është nën presion në SHBA dhe jashtë vendit për eksportin e vaksinave, përfshirë këtu 60 milionë doza të vaksinës AstraZenecas, të cilat po qëndrojnë në depo dhe nuk po përdoren, për shkak se kjo vaksinë nuk është miratuar për përdorim në SHBA.

BE-ja, pavarësisht se në fillim kishte një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, këtë javë ka arritur shifrën prej 150 milionë dozave të administruara dhe blloku evropian beson që brenda dy muajve do të vaksinojnë mjaftueshëm njerëz që të arrihet imuniteti i komunitetit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se BE-ja shumicën e prodhimit e ka eksportuar dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe SHBA-ja.

Advertisement

“Nuk mendoj se heqja e patentës (për pronësinë intelektuale për vaksinat) është zgjidhja që më shumë njerëz të kenë qasje në vaksina. Përkundrazi, mendoj se na duhet më shumë kreativitet dhe fuqinë e kompanive inovative dhe kjo për mua përfshinë edhe mbrojtjen e patentave”, ka thënë Merkel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në sa i përket patentës së pronësisë intelektuale, “sapo që një propozim konkret të vendoset në tavolinë”. Megjithatë, ai ka thënë se ky propozim nuk do të zgjidhë menjëherë problemin me pandeminë.

Kompanitë farmaceutike thonë se shtetet më pak të zhvilluara do të jenë më të ngadalshme që të krijojnë kapacitete prodhuese dhe do të jenë në garë për të siguruar materiale për prodhimin e vaksinave, gjë që sipas tyre, do të pengojë procesin e prodhimit. Ata gjithashtu thonë se heqja e patentave për vaksinat do të ketë ndikim në sigurinë e të gjitha vaksinave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university