minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Liderët europianë kritika Shteteve të Bashkuara për vaksinat: Mos mbani stoqe por dhuroni doza për shtetet në nevojë

0

Nga Porto liderët europianë u bënë thirrje SHBA-ve dhe Britanisë se madhe që të eksportojnë vaksinat e tyre edhe në vendet e varfra në nevojë dhe jo të mbajnë stoqe të panevojshme.

Gjatë samitit në qytetin portugez presidenti francez Emmanuel Macron tha se heqja dorë nga të drejtat e pronës intelektuale mbi vaksinat ishte një zgjidhje afatgjatë. Macron i’u përgjigj kritikave për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve duke argumentuar se “anglo-saksonët po bllokojnë shumë prej përbërësve” të nevojshëm për të prodhuar vaksina, duke i’u referuar Washingtonit dhe Londrës.

“Sot, 100% e vaksinave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për tregun Amerikan. Ne jemi më bujarët në botën e kombeve të zhvilluara. Europa duhet të jetë krenare për veten e saj”, tha Macron.

Edhe kryeministri italian Mario Draghi u shpreh se ndarja e vaksinave për vendet e varfra është parësore dhe për dhënien e patentave do të duhet më shumë informacion.

Advertisement

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ideja e Presidentit Joe Biden ishte “e pamjaftueshme dhe se duhet të jetë më ambicioze”.

SHBA ka dekurajuar eksportet e vaksinave të prodhuara në Amerikë në mënyrë që të mund të vaksinojë fillimisht popullsinë e saj.

BE është bërë dhuruesi kryesor në botë, duke u bërë edhe objekt i kritikave të popullsisë në union për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university