minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Lituania refuzon që ta ekstradojë lideren opozitare bjelloruse

0

Autoritetet bjelloruse zyrtarisht kanë kërkuar nga Lituania që të ekstradojë lideren e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila po jeton në këtë shtet të Baltikut, që prej përfundimit të zgjedhjeve presidenciale bjelloruse të mbajtura vitin e kaluar.

Rezultati i kontestuar i këtyre zgjedhjeve nxiti protesta të mëdha, të cilat janë shtypur me dhunë nga lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bjellorusisë tha më 5 mars se Minsku po e kërkon ekstradimin e Tsikhanouskayas, të cilën e akuzojnë për “krime të kryera kundër rendit publik, sigurisë publike dhe ndaj shtetit”.

Por, menjëherë pas kësaj kërkese të Bjellorusisë, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis lëshoi një deklaratë, ku tha se ata do ta injorojnë kërkesën e Minskut.

Advertisement

“Lituania ka qenë është dhe do të mbetet një vend ku mund të gjejnë azil të gjitha ato forca demokratike që persekutohen nga regjimet.

Prandaj, të gjithë ata që kanë marrë azil në Lituani mund të ndihen të sigurt – ata nuk do t’iu dorëzohen regjimeve që kërkojnë t’i persekutojnë për faktin se ata luftojnë për demokraci, liri të shprehjes apo fesë.

Përgjigja jonë për regjimin bjellorus është – Ne nuk do ta shikojmë kërkesën tuaj”, tha Lansdbergis në deklaratën për media.

Tsikhanouskaya dhe mbështetësit e saj, thonë se ka fituar zgjedhjet presidenciale të gushtit të vitit të kaluar. Ajo u largua nga Bjellorusia menjëherë pas zgjedhjeve, nga frika për sigurinë e saj dhe të familjes.

Advertisement

Mijëra bjellorusë, përfshirë edhe dhjetëra gazetarë që kanë mbuluar protestat, janë arrestuar nga autoritet. Disa janë dënuar me burgim dhe qindra të tjerë janë keqtrajtuar në qendrat e ndalimit dhe në rrugë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe shumë shtete të tjera, kanë refuzuar që ta njohin Lukashenkan si lider legjitim të Bjellorusisë dhe e kanë sanksionuar atë dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë në përgjigje të “falsifikimit të votave” dhe shtypjes së dhunshme të protestave që janë mbajtur pas zgjedhjeve./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university