minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Problemi kryesor i Evropës, mungesa e një udhëheqje të qartë

0

Nga Andreas Kluth, Bloomberg

Një nga batutat më ironike në lidhje me Bashkimin Evropian, është një pyetje retorike që pretendohet se ka bërë Henry Kissinger kur ishte Sekretar i Shtetit të SHBA-së:“Kujt mund t’i telefonoj kur dua të flas me Evropën?”.Pra me këtë pyetje ai nënkuptonte se blloku kishte shumë opsione të mundshme për të qenë i besueshëm.

Dhe që nga ajo kohë,BE ka vazhduar të ketë akoma më shumë diversitet në udhëheqje.

Sipas një llogaritje, BE tani ka 10 “presidentë”, dhe ndoshta 11, në varësi të mënyrës se si i klasifikon institucionet e saj të ndryshme.

Advertisement

Ky numërim nuk përfshin 27 udhëheqësit e vendeve anëtare,ku secili prej tyre mban presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Nëse kjo shpërndarje e autoritetit dhe llogaridhënies ka qenë prej kohësh objekt i shakave në arenën ndërkombëtare, pak eurokratë pranojnë se e kanë marrë mesazhin se diçka duhet ndryshuar.

Përkundrazi, ata preferojnë të vazhdojnë të përqendrohen në përdorimin e burimeve të tyre të mrekullueshme për ta bërë situatën akoma më të gjallëruar. Për shembull, shihni një projekt 1-vjeçar, që pas vonesave të gjata, do të nisë të zbatohet më në fund më 9 maj.

Ai është quajtur gjerësisht “Konferenca për të Ardhmen e Evropës”. Titulli është dinak, pasi synonte të tregonte se BE-ja e ka një të ardhme. Përtej kësaj, askush nuk e ka aktualisht idenë më të vogël se çfarë do të jetë apo do të bëjë kjo konferencë.

Do të ketë shumë platforma, panele dhe forume, disa të quajtura “agora” për të evokuar Athinën antike. Ato do të zhvillohen kryesisht në internet, dhe si zakonisht do të përkthehen në shumë gjuhë. Nxitimi synon që të përafrojë një lloj demokracie pjesëmarrëse për gati 450 milionë qytetarë të BE-së.

Advertisement

Por ndryshe nga “Konventa për të Ardhmen e Evropës” (e vini re ndryshimin?), që u mbajt 2 dekada më parë në një përpjekje të kotë për të miratuar një kushtetutë Evropiane, kjo Konferencë nuk do të përpiqet që të ndryshojë ndonjë gjë. Dhe kjo pasi mekanizmi i vetëm për reformën – ndryshimi i traktateve të BE – tashmë është përjashtuar nga axhenda.

Thuhet se ai është shumë kaotik. Në një kuptim më thelbësor, ai samit mund t’i ketë shërbyer tashmë qëllimit të tij:krijoi disa presidentë shtesë.

Për një moment pati sugjerime që ajo të drejtohej nga një eminencë gri evropiane -dhe në atë kohë qarkulluan emrat e disa ish-kryeministrave. Pastaj të gjithë iu kthyen punëve si zakonisht. Ndërkohë, kini parasysh që Konferenca e afërt do të drejtohet nga një presidencë e përbashkët.

Pra nga Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian, shërbimi civil i bllokut; David Sassoli

Advertisement

i Parlamentit Evropian; dhe vendi që ka presidencën e radhës (aktualisht Portugalia) të Këshillit të BE-së, organi në të cilin përfaqësohen vendet anëtare.

Do të ketë gjithashtu një Bord Ekzekutiv me 3 bashkë-kryesues dhe personalitete të tjera të shquara. Sindromae Kissinger e përndjek BE-në kudo që shkon, dhe shkakton siklete të pafundme.

Polemika më e bujshme në Bruksel muajin e kaluar ishte një gafë e protokollit gjatë një vizite zyrtare të liderve të BE-së në Turqi. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ishte

duke pritur Von der Leyen dhe Charles Michel, presidentin e Këshillit Evropian.

Advertisement

Ajo që ndodhi më pas mund të shihet më së miri në YouTube. Udhëheqësi turk i fton dy evropianët të hyjnë në sallën e takimeve zyrtare, ku pranë asaj të Erdoganit ishte vendosur vetëm një karrige. Në të u ul Michel, ndërsa Von der Leyen u dëgjua duke turfulluar me vete, teksa qëndronte në këmbë.

Në fund ajo u ul në një divan aty pranë. Incidenti tani njihet si “Sofagate”.Të gjithë ndihen shumë keq për atë incident. Disa njerëz në Ankara dhe Bruksel argumentojnë se protokolli e konsideronte Michel si të ngjashëm me një president, dhe Von der Leyen me një kryeministër, dhe kjo diktoi edhe formën e uljes në atë takim.

Von der Leyen dhe të tjerët replikuan se nuk ekziston një hierarki e tillë në dokumentet e BE dhe e gjithë çështja ishte një trajtim seksist. Ndoshta është edhe kështu. Por problemi kryesor është pyetja e Kissinger:Kush duhet të jetë udhëheqësi i Evropës?

Kjo shpërndarje evropiane e përgjegjësisë dhe fiksimi pas procesit në kurriz të thelbit të një çështje, shkakton kosto të mëdha për BE-në edhe pse të maskuara. Kjo nuk do të thotë se BE është e paaftë për një reformë kuptimplotë.

Advertisement

Në rastet e emergjencës akute – si kriza e euros dhe e refugjatëve, apo pandemia – udhëheqësit kombëtarë dhe Brukseli përpiqen që të improvizojnë. Por në fakt ata nuk i rregullojnë problemet dhe e humbin interesin sapo përfundon kriza.

Për rrjedhojë, bashkimi bankar dhe integrimi fiskal që supozohej të ndodhnin pas krizës së euros, kanë ngecur në vend. Edhe regjimi i emigrimit në union, që duhej të reformohej pas krizës së refugjatëve, është lënë sot në harresë.

Përhapja e vaksinave nga BE ka qenë në fillim e ngadaltë, edhe pse kohët e fundit po përmirësohet. Sundimi i ligjit po shpërbëhet në Poloni dhe Hungari, dhe Brukseli nuk mund ta ndalë këtë proces. Në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, blloku mbetet një “tigër prej letre” në një botë me “mace grabitqare” si Rusia dhe Kina.

Një vit më parë unë shkrova se BE “po e humbet rëndësinë e saj aq gradualisht, saqë rënia nuk është gjithmonë e dukshme”. Por një sy i stërvitur mund ta vëreje këtë gjatë Konferencës së ardhshme. Një cinik mund të hipotetizojë se kjo konferencë nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen e Evropës.

Advertisement

Folësi i parë i samitit që nis këtë të djelë, do të jetë presidenti francez Emmanuel Macron. Ai do të mbajë gjithashtu presidencën e radhës së Këshillit të BE vitin e ardhshëm, kur do të përfundojë Konferenca. Kjo do të përkojë me fushatën e tij për t’u rizgjedhur në detyrë. Nëse Kissinger apo të tjerët vërtet janë të dëshpëruar për një numër telefoni, ata mund të provojnë t’i telefonojnë Parisit. /Përktheu: Alket Goce-abc

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university