​Xhubleta shqiptare merret në mbrojtje nga UNESCO

Xhubleta shqiptare, aseti i rëndësishëm kulturor me vlera historike, është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”– shkruan ministrja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në 8 muaj.

Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruan fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore. Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep.

The post ​Xhubleta shqiptare merret në mbrojtje nga UNESCO appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";