Nina është vetëm dymbëdhjetëvjeçare dhe jeton në Günzburg. Ajo tashmë sugjeron se gjërat do të lëkunden kur ajo të shfaqet në skenën kryesore të spektaklit të këngës”, kështu e paraqet daljen në skenën e The Voice Kids në Gjermani të vajzës me origjinë shqiptare, Nina Ccela, e përditshmja Augsburger-allgemeine, shkruajnë mediat gjermane, transmeton albinfo.ch.

Nina bind edhe me stilin e saj në “The Voice Kids”. Ishte tashmë e qartë pas shënimeve të para – trajnerët ishin entuziastë për Ninan nga Günzburg. U deshën vetëm pak sekonda që zëri dhe interpretimi i saj të bindte edhe dy trajnerët Lena Meyer-Landrut dhe Wincent Weiss të kthenin karriget e tyre. Meyer-Landrut tha pas performancës se ajo ra në dashuri me zërin e vajzës që në sekondën e parë.

Vlen të theksohet se katër artistët të jurisë donin të vazhdonin të punonin me vajzën e re nga Günzburg, Nina duhej të zgjidhte një ekip. Pas një diskutimi të shkurtër me motrën e saj më të vogël dhe vëllain e vogël, Nina vendosi për këngëtarin Wincent Weiss, i cili i tha Ninës: “Stili është bombë, përzgjedhja e këngës është bombë, këndimi yt ishte bombë, na shpërtheu të gjithëve”. Madje, Alvaro Soler e krahasoi 12-vjeçaren me këngëtaren rock, Janis Joplin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post 12-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani appeared first on Albinfo.