
Vetëm 13 vjeçe, ajo u ngjit në skenë gjatë një eventi të prezantuar nga Amadeus, një prej figurave më të njohura të televizionit italian, duke lënë përshtypje të fortë me interpretimin e saj plot emocion dhe elegancë.
Ky moment konsiderohet një arritje e rëndësishme në rrugëtimin e saj artistik, duke pasur parasysh moshën e re dhe nivelin e lartë të skenës ku ajo performoi.
Rrugëtimi i Isabel Eve po zhvillohet mes Veronës dhe Berlinit, ku ajo po ndërton gradualisht një karrierë në skenat evropiane, duke sjellë suksese të njëpasnjëshme.
Me talentin dhe përkushtimin e saj, ajo po cilësohet si një nga talentet më premtuese të brezit të ri në skenën artistike ndërkombëtare./Albinfo.ch
The post 13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo appeared first on Albinfo.