146 festivale në një libër, dokumentohet historia gjysmëshekullore e festivaleve në Kosovë

Për më shumë se gjysmë shekulli, festivalet kanë qenë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore në Kosovë. Megjithatë, pavarësisht numrit dhe ndikimit të tyre, ato për një kohë të gjatë janë trajtuar kryesisht si ngjarje kulturore, e më pak si dukuri që mund të studiohen dhe dokumentohen në aspektin shkencor, transmeton albinfo.ch.

Këtij boshllëku i vjen në ndihmë monografia “Festivalet e Kosovës – Një histori gjysmëshekullore, studim monografik gjeografiko-turistik”, me autor profesorin e gjeografisë dhe turizmit në Universitetin e Prishtinës, Dr. Fitim Humolli.

Studimi ka nisur në fund të vitit 2020 dhe fillim të vitit 2021, fillimisht si punim master, për t’u shndërruar më pas në një kërkim shumëvjeçar. Përmes intervistave, punës në terren, burimeve arkivore, të dhënave statistikore dhe analizave shkencore, në monografi janë dokumentuar 146 festivale të zhvilluara në Kosovë deri në vitin 2024.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por libri nuk është vetëm një katalog festivalesh.

Ai trajton vendndodhjen e tyre, mënyrën e krijimit dhe zhvillimit, festivalet që kanë arritur të mbijetojnë ndër vite, si dhe ato që kanë ndikuar në zhvillimin e turizmit, kulturës, ekonomisë dhe jetës së komuniteteve lokale.

Nga “Akordet e Kosovës” te festivalet moderne

Historia e festivaleve në Kosovë daton të paktën nga viti 1969, me “Akordet e Kosovës”. Një vit më pas, në Ferizaj, u organizua “Festivali i Teatrove”, ndërsa në vitin 1972 nisi “Kosovarja Këndon”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë dekadave, në Kosovë janë shfaqur festivale të shumta. Disa janë zhdukur, të tjera janë ringritur, ndërsa disa janë shndërruar në marka të njohura edhe përtej kufijve të vendit.

Sipas autorit, ndër festivalet me ndikimin më të madh spikat Sunny Hill Festival, i cili ka marrë një rol të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Një tjetër shembull i rëndësishëm është Etno Festi në Kukaj, i cili ka ndikuar në shndërrimin e një hapësire rurale në një destinacion të njohur kulturor dhe turistik.

Pikërisht këtu qëndron edhe një prej përfundimeve kryesore të studimit: festivali nuk është vetëm argëtim, por mund të shërbejë si mjet për zhvillimin ekonomik, turizmin, promovimin kulturor, ruajtjen e identitetit dhe zhvillimin lokal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Recensenti i librit, prof. dr. Dhimitër Doka, e ka vlerësuar monografinë si një kontribut të rëndësishëm në studimet e gjeografisë së turizmit dhe trashëgimisë kulturore, duke veçuar punën shumëvjeçare në terren dhe qasjen shkencore ndaj një fushe që deri tani është eksploruar pak.

Megjithatë, studimi evidenton edhe sfidat me të cilat përballen festivalet në Kosovë. Numri i madh i tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe cilësi të njëjtë. Mungesa e financimit të qëndrueshëm, problemet organizative dhe mungesa e strategjive afatgjata mbeten ndër sfidat kryesore për zhvillimin e tyre.

Për autorin, publikimi i monografisë nuk shënon përfundimin e kërkimit, por hapjen e një fushe të re për studime të mëtejshme.

Studimet tona për festivalet nuk janë pjesë e plotësimit të mozaikut, por janë fillim i ndërtimit të tij”, është një prej mesazheve të autorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me 146 festivale të dokumentuara, monografia sjell në një vepër të vetme një pjesë të rëndësishme të historisë kulturore të Kosovës, duke dëshmuar se festivalet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e identitetit, jetës shoqërore dhe potencialit turistik të vendit./Albinfo.ch

The post 146 festivale në një libër, dokumentohet historia gjysmëshekullore e festivaleve në Kosovë appeared first on Albinfo.