minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

28 Nëntori shënohet edhe në Baden të Austrisë

0
28 Nëntori shënohet edhe në Baden të Austrisë

Në Baden të Austrisë, është organizuar një manifestimin për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, shkruan albinfo.at.

Në manifestimin e shoqatës “17 Shkurti” të udhëhequr nga Tahir Turkaj në Baden të Austrisë për nder të 28 Nëntorit u mblodhën shumë  aktivistë shqiptarë pothuajse nga e gjithë Austria, ku në mesin e tyre ishin të pranishum edhe një numër personalitetesh të rëndësishme nga jeta politike austriake.

Ata jo vetëm që ishin të pranishum por edhe u paraqiten me nga një fjalim të shkurtë ku paraqiten nevojen e përmbylljes së dialogut Serbi- Kosovë me njohje reciproke dhe antarësimin e Kosovës në NATO si siguri jo vetëm të Kosovës por edhe për stabilitet në Ballkanin Perendimor.

Advertisement

Ata kritikuan edhe ndërmjetësit evropian dhe ata amerikan Lajçak dhe Borell për ngathtësi në dialog dhe pa vizione të qarta për një përfundim të qëndrueshum të dialogut, ata nuk kursyen edhe Bashkimin Evropian për mosndëshkim të Serbisë për mosnënshkrim të marrveshjeve dhe moszbatim të marrveshjeve të kaluara.

Nuk e lanë pa përmend edhe aktin terrorist në Banjskë dhe kërkuan nga BE-ja të merr masa shtërnguese që terroristët të dalin para drejtësisë.

Në këtë takim ishin prezent edhe disa ansambleist shqiptar si Nistret Bujari i cili ka lidhje të ngushta me personalitetet e pranishme në këtë takim dhe disa ansambleist të tjerë, shkruan Vehbi Halti.

Në këtë manifestim u shfaq një program i pasur artistik nga shoqata “17 shkurti” si nikoqire dhe shoqata “Rinia”nga Graz-i si mysafirë duke treguar një bashkëpunim në mes shoqatave në Austri.

Advertisement

-Nga ambasada e Kosovës ishte përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës Albinot  Bimbashi.

Nga ana austriake përveç të tjerëve ishin :

-Lukas Mandll-Eurodeputet nga Austria,

-Stefan Sziruscek -kryetar i komunës Baden

Advertisement

-Andreas Minnich-deputet në parlamentin austriak.

-Peter Haider- kryetar i federatës austriake  për paqe botërore dhe federatës universale të paqes,

-Kati Shneeberger

këshilltare lokale dhe kryetare e “Vienna goes Europe”

Advertisement

-Ernst  Schebesta deputet lokal(Baden)

-Gunther Fehlinger kryetar i komitetit austriak për antarësim në NATO, etj.

Duhet thekësuar se këta janë vetëm disa nga  politikanët austriak proshqiptar nga rrethi i Vjenës, të tillë ka edhe në qytetet tjera të cilët kanë lidhje të ngushta me shqiptarët.

Një paraqitje tejet interesante dhuroi Gunther Fehlinger (një ekonomist dhe  idhëtar i NATO-s)  duke dhuruar flamurin e NATO-s moderatores Kaltrina Durmishi-it  gjatë fjalimit për nder të 28 Nëntorit në Baden të Austrisë, ai theksoi përveç tjerash  se edhe Kosova duhet të hyj në NATO.

Advertisement

Flamuri u vendos në podium dhe qëndroi deri në përfundim të programit.

http://📸 Watch this video on Facebook https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0BJK5L3RU75eC8N7rsWJ7xDc71bqNRWR9fg3wrxdn9pKNVc9gxm12n1ZSZGianxSQl&id=1052310298&mibextid=IiXUvc

 

Advertisement

 

 

Advertisement

The post 28 Nëntori shënohet edhe në Baden të Austrisë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit