95% e biletave të shitura për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf

Koncerti i tenorit kosovar Rame Lahaj në Düsseldorf është drejt sold out-it, me 95 për qind të biletave të shitura, pesë ditë para ngjarjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një grafikë që tregon interesimin e lartë për koncertin e 30 tetorit në Robert-Schumann-Saal.

Paraqitja në Düsseldorf është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, me të cilin Lahaj po sjell një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar, së bashku me ARMA Ensemble.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turneu nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës. Pas Düsseldorf-it, Lahaj do të performojë në Vjenë më 8 nëntor, në Wiener Konzerthaus, ndërsa më 13 dhjetor do të paraqitet në Toronto.

Biletat dhe detajet për koncertin në Düsseldorf janë në dispozicion në faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com.

The post 95% e biletave të shitura për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf appeared first on Albinfo.