95 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për filmin “Zgjoi”

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 95,725 euro për filmin “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës në kuadër të edicionit të 94-t të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit “Oscars”.

“Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare  për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit.  Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove, të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-t të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, ‘Oscars’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

The post 95 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për filmin “Zgjoi” appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";