minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Adriana Matoshi, në rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”

0
Adriana Matoshi, në rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”

Tanimë ka nisur xhirimet e filmit të ri “Everybody Calls Redjo”. Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet e filmit, njofton albinfo.ch.

Thuhet se xhirimet do të realizohen në Maqedoninë e Veriut. Në rolin kryesor do të jetë aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Ajo do të luajë Hirën, gruan e Redjo dhe për këtë të fundit është konfirmuar se do të luajë aktori Afrim Muçaj. Krahas këtyre, në këtë film pjesëmarrës janë: Adem Karaga, Adrian Aziri, Bereda Reshit, Mirsad Abazi, Labinot Raçi, Ledion Mulaki, Bujar Ahmeti dhe Daniela Markaj.

Advertisement

Adriana tani ka shpërndarë edhe disa pamje të reja nga xhirimet e këtij filmi. “Të gjithë thërrasin Adriana”, ka shkruar ajo referuar projektit në fjalë.

Detaje rreth datës së publikimit të filmit nuk janë dhënë.

 

The post Adriana Matoshi, në rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit