
Në emër të Shoqatës së intelektualëve ‘’Jakova’’ me seli ne Gjakovë dhe Shoqatës ‘’GjakovaBasel’’ me seli ne Basel (Zvicër) dhe Gjakovë kemi nderin t’ju ftojmë te merrni pjesë në Akademine Solemne kushtuar 28 Nëntorit, ku përkujtomë mësuesin e popullit, intelektualin e kohës dhe veprimtarin atdhetar IBRAHIM FEHMIU.
Jo pa qëllim, festojmë Ditën e Flamurit duke përkujtuar atdhetarin, veprimtarin, pishtarin e arsimit kombëtar dhe dijetarin e shquar Ibrahim Fehmiu me kumtesa dhe me nje program festiv.
Dita Kombëtare e Flamurit dhe përkujtimi i dijetarit Ibrahim Fehmiu do të realizohet me Akademi të qëlluar për një aktivitet te tillë, ku me respekt dhe nderime çmohet lartë vepra dhe atdhetarizmi i Ibrahim Fehmiut, i cili mbetet shembëlltyrë për idealet kombëtare.
Vendi: Gjakovë, Shkolla e Muzikës “ Prenk Jakova”, e premte 26 nëntor 2021, ora 18:30.
Ju lutem gjeni të bashkangjitur në attach ftesën e ceremonisë së organizuar
Duke ju uruar mirëseardhje, ju dëshirojmë punë të mbarë.
Me respekt Skender Nikoliqi Prof.Dr. Ruzhdi Sefa GjakovaBasel SHOQATA E INTELEKTUALËVE ‘JAKOVA’
Gempenstrasse 27 http://shi-jakova.org/
CH – 4053 Basel
www.gjakovabasel.com
The post Akademi Solemne kushtuar 28 Nëntorit dhe përkujtim për atdhetarin Ibrahim Fehmiu appeared first on Albinfo.