Akademisë Evropiane të Filmit i shtohen edhe pesë filmbërës nga Kosova

Regjisoret Antoneta Kastrati, Blerta Basholli, Norika Sefa, More Raça dhe aktori e producenti Eshref Durmishi janë ftuar të bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.

“Kjo ftesë erdhi pas sukseseve të fundit që arritën këta kineast në arenën ndërkombëtare; Antoneta Kastrati me filmin e parë të saj artistik ‘Zana’ shfaqi premierë në Toronto dhe ishte propozimi i Kosovës për garën Oscars 2020, Blerta Basholli me filmin debutant të gjatë të saj ‘Zgjoi’ fitoi 3 çmimet krysore në Sundance Film Festival, Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë nga Rotterdam Film Festival, filmi debutues i More Raçës shfaqi premirën në Festivalin e Sarajevës dhe Kajros, ndërsa Eshref Durmishi ishte aktor dhe producent në filmin e parë nga Kosova të nominuar për Oscars”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

The post Akademisë Evropiane të Filmit i shtohen edhe pesë filmbërës nga Kosova appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";