Albina Kelmendi: Ndjenjë e veçantë kur publiku në Liverpool po dëgjohet duke kënduar shqip

Shqipëria këtë edicion të Eurovizionit po përfaqësohet nga Albina Kelmendi, bashkë me familjen e saj, ku kënga “Duaje” në gjuhën shqipe tashmë është në finale, përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me këtë, këngëtarja Albina Kelmendi tha se e veçanta në skenën e Liverpoolit është se po këndohet shqip.

“E veçanta në skenën e Liverpoolit është se po këndohet shqip dhe po përfaqësohet në mënyrën më të mirë me atë që e meritojnë të gjithë shqiptarët, e kjo është ndjenja më e mirë, e sidomos kur po dëgjohet publiku duke kënduar shqip”, tha Kelmendi në “Edicioni Special”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tutje, ajo tha se këngën “Duaje” vendosën që ta këndojnë në shqip, pasi sipas saj, secili shtet duhet ta përfaqësojë kombin dhe gjuhën e vet.

“Ne kemi ardhur me një mesazh të rëndësishëm, dhe as s’kemi pasur mundësi të mendojmë ta përkthejmë tekstin në gjuhë tjetër, sepse kjo këngë më së bukur tingëllon në gjuhen e vet, gjuhën shqipe”, tha ajo.

Kelmendi foli edhe për përshtypjet e këngëtarëve të tjerë në Eurovizion, ku tha se fakti që janë si familje, po u bën shumë përshtypje.

“Përshtypjet e këngëtarëve të tjerë për këngën tonë janë shumë të mira. Iu bënë shumë përshtypje fakti që jemi si familje, s’iu besohet dhe gjithë kohës kemi pyetje se a janë prindërit, motrat e vëllai”, tha ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Albina Kelmendi: Ndjenjë e veçantë kur publiku në Liverpool po dëgjohet duke kënduar shqip appeared first on Albinfo.