
Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales së “Eurovision 2023” që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.
Festivali evropian publikoi listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët e gjysmëfinale, ku Shqipëria sipas shortit do performojë në më 11 maj.
Shorti i ndarjes u zhvillua më 31 janar 2023 në “St. George’s Hall” në Liverpool dhe u organizua nga AJ Odudu dhe Rylan Clark-Neal. Rendi i zhvillimit të gjysmëfinaleve do të vendoset më vonë nga producenti britanik BBC dhe do të miratohet nga EBU, transmeton a2 pērcjell albinfo.ch.
Në natën e parë më 9 maj do të performojnë:
Kroacia, Irlanda, Letonia, Malta, Norvegjia, Portugalia, Serbia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Finlanda, Izraeli, Moldavia, Holanda, Suedia, Zvicra, Gjermania, Franca, Italia
Në natën e dytë më 11 maj do të performojnë:
Armenia, Belgjika, Qipron, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Rumania, Shqipëria, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë.
The post Albina Kelmendi performon në natën e dytë të Eurovisionit appeared first on Albinfo.