minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ambasadorët e kulturës shqiptare, Gjon’s Tears dhe Elina Duni, si pjesë kyçe e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg

0
Ambasadorët e kulturës shqiptare, Gjon’s Tears dhe Elina Duni, si pjesë kyçe e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg

Edicioni i 36-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Friburg është në vrullin e tij maksimal. Në krahasim prej herëve tjera, edicioni i sivjetëm karakterizohet me pjesmarrje të rëndësishme të shqiptarëve. Në njërën anë kemi Gjon’s Tears me detyrën e kuratorit të seksionit DIASPORA, ku përmes kinemasë paraqet kulturën e vendit prej nga e ka prejardhjen; ndërsa në anën tjetër është Elina Duni në rolin e antares së jurisë ndërkombëtare për filmat e metrazhit të gjatë.
Albinfo.ch shfrytëzoj mundësinë që në Fribourg të takon dy Ambasadorët e kulturës shqiptare në Zvicër dhe të zbulon dicka më tepër lidhur me angazhimin e tyre në këtë festival.

Fotot – Rromir Imami – Albinfo.ch

Albinfo.ch: Përshëndetje Gjon. Falimnderit që ndave kohë për të bërë këtë intervistë për lexuesit e Albinfo.ch, sidomos duke pas parasysh agjendën tënde të ngjeshur. Edicioni i 36-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Friburg është në kulmin e tij. A mundesh të na tregosh diçka më tepër lidhur me rolin tënd në këtë festival?

Gjon’s Tears: 1, Roli im, ishte të shperndaj kulturen e artit, nga Kosova dhe Shqiperia ne Fribourg, por jo vetem ne Fribourg, por edhe ne gjithe Zvicrën, sepse ky festival ndërkombëtar i filmit, kjo ishte ideja e pare. Per mua ishte një mundesi e mire ta njihja akoma me mire, kinematografinë e Kosoves dhe Shqiperise, sepse nuk e njihja shumë. Keshtu qe kur kam bërë përzgjedhjet e filmave per mua ishte nje menyre shume e bukur, per te treguar edhe njerëzve te Zvicres, ata qe deshirojnë ta njohin me shume kulturen e Kosoves dhe Shqiperise. Ishte menyre e bukur dhe e kam marrur si detyre shume te rëndësishme të paraqes imazhin e bukur dhe të vertetë të Kosoves, Idja qe buron nga gjithe keta filma eshte se njerezit e Kosoves dhe Shqiperise jane njerez shume te dashur dhe me shume sinqeritet. Kjo eshte ajo gjeja qe pasyrojne me shume keta filma.

Advertisement
Rromir Imami

Albinfo.ch: Përse i keni zgjedhur pikerisht keta filma, a ka ndonje arsye te veçantë, sepse jane filma të lloj-llojshem?

Gjon’s Tears: Ka plote arsye, ideja ishte jo të tregoj se çka eshte nje shqiptar ose nje kosovar në Zvicër. Sepse kam parë disa reportazhe qe nuk me kane pelqyer shumë. Sepse ishte pak, sikurse shkon ne kopsht zologjik me shku ne Kosovë dhe Shqipëri. Une nuk doja të shpërndaja këtë ide, por doja të shperndaja se cilat janë vlerat e Kosovës dhe Shqipërise. Për shembull, e kam marr nje reportazh të një trajneri të futbollit që ka shku ne Kosove dhe qe është habitur me mikpritjen e shqiptarëve dhe në këtë mënyre të shihen shume vlera te Kosoves të cilat janë shumë të rëndësishme per mua. Janë gjëra të cilat i kam mësuar une me familjen time dhe dëshiroj qe secili njeri qe shkon ne kete vend ta kete parasysh këto vlera. Kjo pra ishte ideja e ketyre filmave. Pastaj ka edhe tema te ndryshme, psh filmi i Skenderbeut, film qe ka nje histori shume te mire dhe te rendesishme qe e une e kam pare kur kam qene 10 vjec. Ishte nje menyre shume interesante per te treguar me keta filma te ndryshem, historine dhe vlerat ketyre dy shteteve.

Rromir Imami

Albinfo.ch: Sa ndikon arti në pergjithësi, dhe filmi ne veçanti në prezentimin e mirfilltë të kulturës shqiptare ne Zvicër?

Gjon’s Tears:  Ne Zvicer, qellimi i ketij fesivali eshte te prezantojme Kosoven dhe Shqiperine tek njerezit qe nuk i njohin mire keto vende. Sepse shume shqiptare qe kane ardhur ne fillimet e tyre ne Zvicer, kane qene shume diskret per ardhjen e tyre, pasi qe Kosova ishte e dalur nga lufta dhe kane qene me te rezervuar, diskret te tregojne per vendlindjen e tyre. Andaj ideja eshte qe te tregohet kultura e mirefillt e Kosoves dhe Shqiperise. Besoj me te vertet qe kinemaja dhe arti shqiptar ka nje shprese shume te madhe ne kinemate internacionale dhe per kete jam shume i gezuar per kete festival.

Advertisement
Rromir Imami

Albinfo.ch: Cili do te kishte qene apeli yt deri te diaspora shqiptare ne Fribourg the me gjere lidhur me kete festival, sidomos duke marrur parasysh se nje segment i saj eshte dedikuar filmit shqiptar.

Gjon’s Tears:  Per gjithe audiencen e albinfos, lexuesve dhe diaspores ne pergjithësi që e duan kineman, keshilla qe e jap une, eshte qe duhet te perfitohet nga organizimet e këtilla.Është mirë të vihet dhe të shihen këto filma, qoftë edhe nese i kane shikuar kohe me pare, duhet perseri te shikohen,  si psh Skenderbeu, Zgjoi, si edhe filmat tjerë te metrazhit te shkurter. Me qellim qe te shperndahet kultura shqiptare, qofte mes vete, ashtu edhe me gjere dhe te bisedohet per keto tema qe po behen te shpeshta.

Rromir Imami

Albinfo.ch: Mbesin edhe disa dite deri ne perfundim te festivalit. A te pret edhe shume pune?

Gjon’s Tears:  Ka shume gjera qe jam duke bere, jo vetem promovimin përbrenda festivalit, por ka edhe disa gjera tjera sepse jam artist, beje muzike. Për momentin jam duke jetuar ne Paris dhe jam duke punuar edhe ne projketet e mija. Ka plot gjera për të bërë per momentin, por nje gje e bukur eshte që festivali bën prezantimin e diaspores shqipare ne Zvicer. Aq më tepër kur dihet që gjuha e gjashte me e folur në Zvicër shte shqipja dhe kam degjuar se çdo i 10-ti kosovar jeton ne Zvicer. Keshtu qe eshte nje gje shume e rendesishme qe ti japim nje fjale, nje jete, diaspores tone shqiptare e cila kohë të gjatë qe ka dashur gjithmone te jete me sekrete dhe e rezervuar per kulturen shqiptare. Besoj qe tani me artin dhe kulturen e shqiptareve dhe artisteve tane sic eshte Elina Duni, qe eshte edhe ne jurine e festivalit, eshte bukur me pas njerez nga Kosova dhe Shqiperia, qe mundemi me prezantu kultren dhe artin e shqiptareve.

Advertisement
Rromir Imami

Albinfo.ch: Përshëndetje Elina. Të falimnderit për kohën që ndave. Si anëtare e jurisë ndërkombëtare, mund të paramendoj se je e stërngarkuar me vlersimin e filmave të festivalit. Pa e zgjatur shumë, a kishe mund të na tregojsh diçka më tepër për rolin tënd në këtë festival?

Elina Duni: Drejtori artistik i fetivalit, Thierry Jobin, më ka kërkuar si pjesë e jurisë internacionale, ne jemi 4, e që është juria më e rëndësishme e festivalit e cila është e vetmja juri që i jep 2 çmime të filmave të metrazhit të gjatë dhe më ka kërkuar të jem pjesë e kësaj jurie. Është një kërkesë që më ka befasuar dhe surprizuar sepse së pari jamë shumë kinofile, i dua shumë filmat, e dua kinemanë, babi im është aktor dhr jam rritur me këtë frymën e teatrit dhe kinemasë dhe së dyti sepse më duket shumë interesante zgjedhja e Thierry që të marrë një muzikante si pjesë e jurisë të Festivalit. Është një sy tjetër që nuk është i fushës por një sy që vjen nga një anë tjetër e fushës së artit. Më pëlqen dhe jam shumë e lumtur që jam këtu në fakt dhe kisha kohë pa shkuar në kinema sepse unë s’kam kohë por shoh filma në kompjuter dhe të thuash që për 4 herë në ditë të futesh në sallat ku dritat errësohen dhe ka diçka magjike që më bëri të rigjej magjinë e kinemasë dhe të papriturës sepse unë nuk i lexoj tekstet çfarë më pret dhe futem dhe thjesht e lë veten të zhytem në këtë univers.

Albinfo.ch: Nuk është hera e parë që arti të jetë diplomaci më e sukseshme se sa politika, sidomos ne në kontekst të promovimit të vlerave kulturore shqiptare. A je më tepër në favor të diplomacisë politike apo asdaj artistike?

Elina Duni: Për mua arti është politika më e mirë dhe mendoj që shtetet si Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut duhet të investojnë shumë në art sepse kjo është mënyra më e bukur për të lidhur ura midis njerëzve e kulturave. Sa më shumë investime e ndihmë që do të ketë nga shteti, subvencionime për artin, aq më mirë është për artistët, publikun dhe vlerat.

Advertisement

Albinfo.ch: A mendon që janë pjekur kushtet që në të ardhme të afërt të shohim më tepër filma të cilat do të burojnë nga Zvicra dhe do të udhëhiqen nga regjisorë, producentë dhe artistë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër?

Elina Duni:  Sigurisht besoj që është momenti dhe është koha. Është Fisnik Maxhuni, ai është një nga këta përfaqësues. Sepse ashtu siç çdo imigracion ka valët e saj. Është vala e parë ku njerëzit ekonomikisht duhet të punojnë, të fitojnë një status e një vend ku kanë ardhur, pastaj fëmijët e tyre fillojnë dhe bëhen dikush dhe studiojnë. Do të thotë po vjen momenti jonë dhe çdo gjë është e pjekur që të ndodhi kjo gjë.

Advertisement

Albinfo.ch: Je pjesë e jurisë ndërkombëtare për filmat e metrazhit të gjatë. A kishe mund të veçojsh ndonjë film për lexuesit e albinfo.ch, jo domosdoshmërisht të atyre filmave që janë në garë?

Elina Duni: Nuk mund të flas për momentin për filmat që janë në garë por mund të veçoj dy filma që janë të Kosovës që është ‘Zgjoi’ dhe ‘Martesa’. Janë dy filma që kam dashur gjithmonë ti shoh dhe që i ka zgjedhur Gjoni për të përfaqësuar shqiptarët. Dua ti veçoj sepse janë filma shumë interesant dhe që flasin për këndvështrimet mbi disa nga problematikat e përditshmërisë sonë.

Albinfo.ch: Çka tjetër kishe shtur si rekomandim tëndin për lexuesit e Albinfo.ch lidhur me këtë festival të filmit?

Advertisement

Elina Duni: E rekomandoj këtë Festival, do të thotë unë kam parë deri tash 10 filma dhe shumica e tyre janë filma që më kanë prekur shumë nga historitë që kam parë dhe mënyra se si janë xhiruar dhe mendoj se janë filma të zgjedhur me shumë sensibilitet. Do të ishte mirë sikur lexuesit tuaj të gjenin pak kohë dhe të vinin të përcillnin këtë festival i cili është plot humanitet dhe njerëzim dhe na bën të reflektojmë mbi jetën dhe veten tonë. Na zgjëron këndvështrimin dhe na pasuron.

Albinfo.ch: Besoj se ky festival ndihmon poashtu kontribon në zgjërimin e këndvështrimin e bashkëqytetarëve, të shprehemi ashtu, zvicëran.

Elina Duni:  Absolutisht sepse ka një fokus mbi komunitetin shqiptar dhe unë jam këtu prej këtij fakti sepse deshi edhe dikush prej këtij komuniteti që të ishte pjesë e jurisë. Jo vetëm kishte fokus me këta filma por kishte edhr dikush që përfaqëson këtë komunitet i cili jep çmime.

Advertisement

 

Autor i intervistës, fotove – Rromir Imami

 

Advertisement

 

 

The post Ambasadorët e kulturës shqiptare, Gjon’s Tears dhe Elina Duni, si pjesë kyçe e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit