Amerikë, kjo është kënga më e dëgjuar e Dua Lipës

Kënga quhet “Levitating”, e cila e mbylli vitin 2021 si kënga më e dëgjuar në Amerikë, transmeton albinfo.ch.

Vet Dua Lipa e ka bërë të ditur lajmin se “Levitating” ishte kënga me e dëgjuar e vitit 2021 në USA, me 805 milion kërkesa”.

Muzika ishte e pashmangshme dhe dominonte valët e radios dhe platformat e transmetimit me versione të ndryshme, duke lëvizur në një numër të pabesueshëm shitjesh në vetëm 12 muaj, shkruan Forbes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas raportit të fundit të vitit 2021 të MRC Data, “Levitating” ishte kënga më e dëgjuar në ShBA.  Dokumenti e rendit atë si një këngë solo, por për shumë muaj, versioni më i popullarizuar i këngës ishte ai me reperin DaBaby. Pasi ky i fundit bëri një skandal të madh mediatik me komentet e tij homofobike në një koncert, shumë fansa u rikthyen për të dëgjuar versionin origjinal dhe solo të këngës.

“Levitating” dominon listën e këngëve më të dëgjuara dhe të shitura të vitit 2021 me më shumë se 700,000 njësi ekuivalente, duke kapur lehtësisht vendin e parë. Artistja Olivia Rodrigo renditet në të dy vendet, të dytin dhe të tretin respektivisht me “Drivers License” dhe “Good 4 U”. Kënga e parë, e cila njëherësh është edhe kënga e saj debutuese, shiti më shumë se 5.05 milionë kopje ekuivalente, duke u dalluar si e vetmja këngë tjetër që ka arritur shifrën e pesë milionë shitjeve. “Good 4 U” iu afrua arritjes së këtij pragu, duke shënuar gjithsej 4.813 milionë njësi ekuivalente.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Amerikë, kjo është kënga më e dëgjuar e Dua Lipës appeared first on Albinfo.