Andi Ismaili nga Gostivari, 13 vjeç, vazhdon me arritjet e tij në baletin modern. Ai fitoi titullin Kampion Evropian mbrëmë në garat, të cilat u mbajtën në Shkup, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se në këtë garë morën pjesë 2000 valltarë nga 22 vende nga Unioni Evropian. Në mesin e mijëra valltarëve, Andi, 14-vjeçar nga Gostivari, arriti të fitojë garën në baletin modern, duke e marrë vendin e parë.

Andi është nxënës në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar. Ka katër vjet që kërcen dhe po aq kohë është anëtar i studios së kërcimit iDance. Baletin modern, për herë të parë e ka takuar në rrjetet sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç Andit, i cili korri sukses, ishte edhe Natasha Trendafillova, e cila mori vendin e parë në baletin modern në kategorinë e moshës më të madhe si dhe Luka nga Probishtipi arriti të marrë vendin e tretë. /Portalb.mk

The post Andi Ismaili shpallet fitues në Kampionatin Evropian të baletit modern appeared first on Albinfo.