Anisa Markarian, takim me lexuesit në bibliotekën “Pestalozzi”, në Cyrih

“Ju presim të shtunën, më 12 nëntor 2022, me fillim në orën 16.30, në Bibliotekën Pestalozzi, Hardau”, thuhet në njoftimin për shtyp, të dërguar nga organizatori me rastin e orës letrare që mbahet në këtë bibliotekë, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se biblioteka në Hardau (Cyrih), e drejtuar nga bashkatdhetarja jonë, Suela Jorgaqi, është shumë aktive në përfaqsismin e vlerave kulturore të migrantëve dhe në veçanti të shqiptarëve, në Cyrih e më gjerë shkruan albinfo.ch.

E lindur në vitin 1962, nga babi armen dhe nëna shqiptare, Anisa Markarian që herët u tregua si aktore dhe skenariste e talentuar. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare si aktore. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin “Sënduku i kujtimeve”, “15 ditë prilli”, “Shtëpia te selvia” etj.

Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste dhe vazhdon të merret me letërsi.

Koha: 12 nëntor 2022, ora 16.30.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendi: Biblioteka Pestalozzi, Norastrasse 20, 8004 Zürich.

The post Anisa Markarian, takim me lexuesit në bibliotekën “Pestalozzi”, në Cyrih appeared first on Albinfo.