Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin

Ansambli i këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve “Shota” për vite me radhë ruan vlera kulturore e kombëtare, si treguese e atdhedashurisë, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin shprehu kënaqësinë që performanca e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” gjatë Karnavalit të Kulturave 2024 në Berlin është vlerësuar me çmimin e nderit në kategorinë “Valle dhe Muzikë“ nga juria e karnevalit.

Pjesëmarrja e ansamblit “Shota” u organizua nga Organizata e Akademikëve dhe Studentëve Shqiptarë në Berlin – OASA dhe u mundësua nga mbështetja financiare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në manifestimin që u mbajt ditë më parë në Berlin, AKKV “Shota” e Kosovës dallohej për performancat e saj energjike dhe tradicionale, të cilat u pritën shumë mirë nga audienca. Pjesëmarrësit dhe organizatorët vlerësuan angazhimin dhe talentin e grupit, duke e konsideruar atë si një pasuri për festivalin që përfaqëson një mozaik kulturash dhe traditash nga e gjithë bota.

 

The post Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";