Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it

Pas organizimit të suksesshëm të ngjarjes festive për 30-vjetorin e themelimit, Ansambli “Vatra” do të marrë pjesë këtë fundjavë në Albanifest, një nga festivalet më të mëdha verore në Zvicër.

Për tri ditë me radhë, vizitorët e Albanifest-it do të kenë mundësinë të shijojnë kuzhinën tradicionale shqiptare, të përjetojnë muzikën dhe vallet burimore që karakterizojnë trashëgiminë kulturore shqiptare.

Kjo është hera e dytë që Ansambli “Vatra” merr pjesë në këtë ngjarje historike, e cila ka mbi 50 vjet që organizohet në qytetin e Winterthur-it. Pjesëmarrja konsiderohet si një mundësi e rëndësishme për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të forcuar lidhjet me diasporën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ansambli do të jetë i pranishëm në adresën Steinberggasse 18–22, Winterthur, në standin nr. 63.

Publiku ftohet të marrë pjesë dhe të bëhet pjesë e festës së kulturës dhe shpirtit shqiptar në një atmosferë të gjallë dhe festive.

The post Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";