Pa dyshim se fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit të imazheve permanente, ndërsa aparati fotografik është mjeti që formon një imazh, duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, e që këto të dyja bashkë i ka përdorur me mjeshtëri fotografi kosovar, Arian Mavriqi, duke realizuar foto që po marrin vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, shkruan albinfo.at.

Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Arian Mavriqi, do të prezantohet para publikut shqiptar dhe atij austriak me ekspozitën e tij personale, e cila do të mbahet në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, më 09 nëntor 2022, duke filluar nga ora 17:00.

Përveç ekspozitës në Vjenë, ai për Albinfo.at ka treguar se një ekspozitë do të mbajë në Zvicër në muajin dhjetor, ndërsa në Stockholm të Suedisë do të mbahet me gjasë po në këtë muaj, nëntor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspozita do të ketë foto nga më të ndryshmet. Ariani do të pasqyrojë natyrën e bukur të Kosovës (vendet turistike), do të sjellë botën e egër shtazore (kafshët, shpezët) etj.

https://www.facebook.com/events/1540905846355108

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

The post Arian Mavriqi do të sjellë ekspozitë personale në Vjenë appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";