Artisti shqiptarë merr vëmendje nga media e Zvicrës

Artisti kontemporan me famë botërore, Anri Sala njihet më shumë për suksesin ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Anri Sala ka studiuar artet e bukura në Tiranë, për të vazhduar më pas video dhe regji filmi në Paris. Ndër arritjet e tij më të dalluara është ekspozimi në muzeun prestigjioz të Londrës, Tate Museum, ku u paraqit me ekspozitën “Dammi i colori”, një instalacion që rrëfen për transformimin e Tiranës me ngjyra.

Ka vite që ai përfaqësoi Francën në Bienalen e Artit të Venecias dhe u nderua me ekspozita në Torino, Taipei, Mexico City, Paris dhe Bregenz. Në filmat dhe instalacionet e tij, Sala eksploron çështje socio-politike, shpesh në sfondin e përvojës personale. Një nga veprat e tij kryesore video po shfaqet aktualisht në ekspozitën “Out of the Box”, me të cilën “Schaulager” në Bazel po feston 20 vjetorin e saj në prag të Art Basel.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Intervista e plotë e Anri Sala për “Tagesanzeiger”

https://www.tagesanzeiger.ch/kunst-gibt-den-subtilen-toenen-raum-die-im-kriegslaerm-ueberhoert-werden-821038121298

The post Artisti shqiptarë merr vëmendje nga media e Zvicrës appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";