Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid

Bëhet e ditur se aktorja e njohur kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj në filmin “Pikë Uji”, transmeton albinfo.ch.

Ky vlerësim vjen si rezultat i një interpretimi të fuqishëm dhe emocional në një nga filmat më të përfolur shqiptarë të vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë organizatori i festivalit përmes një komunikimi zyrtar, ku thuhej: “Është nder për ne të njoftojmë se ju keni fituar çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin Imagineindia IFF Madrid. Po ju dërgojmë certifikatën.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në filmin “Pikë Uji”, me skenar dhe regji të Robert Budinës dhe me producenten Sabina Kodra, Pallaska luan rolin kryesor të Aidës – një zyrtare bashkie dhe nënë që përballet me një krizë të thellë familjare dhe morale kur djali i saj akuzohet për një krim të rëndë. Roli kërkon ndërlikim emocional dhe përballje me dilema të forta etike, të cilat Gresa Pallaska i sjell në ekran me ndjeshmëri dhe intensitet të rrallë.

Ky çmim shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për aktoren, por edhe për kinemanë shqiptare në tërësi, duke e vendosur atë në hartën e vëmendjes ndërkombëtare.

Pallaska mbetet një nga figurat më të angazhuara në skenën artistike shqiptare dhe roli i saj në “Pikë Uji” forcon më tej pozicionin e saj si një nga aktoret më të vlerësuara të kohës. /Albinfo.ch

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";