
Pavijoni i Kosovës është hapur edhe këtë vit në Bienalen e Venecias, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe pjesëmarrje të gjerë të miqve dhe vizitorëve, transmeton albinfo.ch.
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, u vlerësua ngrohtësia e hapjes dhe puna artistike e Brilant Milazimit, e cila u cilësua si një krijim i sjellë me ndjeshmëri dhe forcë, duke reflektuar tema si pritja, qëndrueshmëria dhe transformimi.
“Një atmosferë e ngrohtë, me shumë miq e vizitorë, dhe një punë që Brilant Milazimi e ka sjellë me shumë ndjeshmëri e forcë… Urime gjithë ekipit dhe faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës”, thuhet në postim.
Pavijoni i Kosovës është vendosur në ambientet e Santa Maria del Pianto në Venecia dhe vizitorët ftohen që ta shohin nga afër këtë prezantim artistik, i cili përfaqëson Kosovën në një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë./Albinfo.ch
The post Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias appeared first on Albinfo.