Autorët shqiptarë përfaqësuan denjësisht Kosovën në Panairin e Librit në Leipzig

Biblioteka Kombëtare e Kosovës përfaqësoi vendin në Panairin e Librit në Leipzig (27-30 mars 2025), një nga ngjarjet më të mëdha të botës së librit në Gjermani, këtë vit nën moton “Fjalët lëvizin botët”, përcjell albinfo.ch.

Në kuadër të programit Leipzig Liest, u organizuan disa ngjarje letrare me autorë nga Kosova. Qerim Ondozi dhe Feride Berisha diskutuan mbi letërsinë shqipe dhe sfidat e përkthimit, ndërsa Ag Apolloni prezantoi librin e tij Red Riding Hood: Fairy Tale for Grown-Ups, duke trajtuar rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një tjetër diskutim, i organizuar nga TRADUKI dhe Biblioteka Kombëtare, bëri bashkë Blerina Rogova Gaxhën dhe Jehona Kicajn për të debatuar mbi letërsinë kosovare në sfondin e migrimit dhe traumës së luftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto aktivitete ngjallën interes të madh tek lexuesit dhe botuesit gjermanë, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe prani më të madhe të letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

The post Autorët shqiptarë përfaqësuan denjësisht Kosovën në Panairin e Librit në Leipzig appeared first on Albinfo.