
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, është emër suksesi, që ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar. Së fundmi, Max ka zbuluar se pritet të sjellë projektin e ri muzikor. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bashkuar forcat me DJ-në e famshëm botëror, Tiwsto, për këngën që mban titullin “The Motto”.
Artistja me origjinë shqiptare ka konfirmuar në rrjete sociale se kënga do të publikohet ditën e sotme, ndërsa ka ndarë pak sekuenca nga klipi. Tiwsto është një nga DJ-të më të njohur, dhe nuk është hera e parë që punon me një artiste shqiptare.
Advertisement
The post Ava Max, së shpejti me këngën “The Motto” appeared first on Albinfo.