
Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Teuta Krasniqi dhe Sead Vuniqi do të prezantohen në 30-të vjetorin e Graz Tanz Festival në Austri.
Këtë e ka bërë të ditur Sead Vuniqi përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook, ku gjithashtu thuhet se paraqitja e balerinëve kosovarë do të bëhet më 18 korrik, dhe ata do të prezantohen nën koreografinë e Eno Peçit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Ne jemi plotësisht të ngazëllyer dhe mezi po presim që të performojmë me të gjithë të ftuarit nga e gjithë Evropa”, ka shkruar Vuniqi në Facebook, derisa pritet që balerinët të prezantohen para një audience të madhe ndërkombëtare.
The post Balerinët kosovarë në 30-të vjetorin e “Graz Tanz Festival” në Austri appeared first on Albinfo.