Aldoen Losha është adoleshenti shqiptar që ka rrëmbyer zemrat e publikut italian me talentin e tij në kërcim. I riu dhe partnerja e tij, Aurora Della Maggiona, kanë fituar Kampionatin italian të Vallëzimit Standard në kategorinë 14/15 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se përballë 12 çifteve në garë, ata arritën të rrëmbejnë çmimin e parë në evenimentin e zhvilluar në Palazzetto dello Sport në Rimini, ku morën pjesë artistë nga i gjithë rajoni.

Vlen të cekët se teksa ndan detaje nga gara, Aldoeni dhe vajza italiane treguan gjatë një lidhjeje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se pasioni për kërcimin ka nisur nga prindërit e tyre. Aldoeni shtoi, ndër të tjera, se qëllim i tij është kampionati botëror. /Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Balerini shqiptar triumfon në Itali, fiton kampionatin appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";