Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri

Baleti Kombëtar i Kosovës ka përfaqësuar me sukses vendin në edicionin e 35-të të Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater Festival, që po zhvillohet në Graz të Austrisë, përcjell albinfo.at.

Trupa kosovare prezantoi shfaqjen “Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, e cila u prit me entuziazëm nga publiku. Performanca u shpërblye me duartrokitje të gjata dhe vlerësime pozitive, duke dëshmuar nivelin artistik të baletit kosovar.

Pjesëmarrja në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar përbën një tjetër hap të rëndësishëm për Baletin Kombëtar të Kosovës në promovimin e artit dhe kulturës së vendit në skenat evropiane, duke forcuar prezencën e tij në ngjarje të rëndësishme artistike./Albinfo.at

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri appeared first on Albinfo.