“Bebe”, lansohet albumi i tretë nga Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot ka publikuar albumin e saj më të ri.

Albumi “Bebe” është i treti me radhë, teksa në të janë përfshirë gjithsej 12 këngë, shkruan arbresh.info.

Përveç atyre solo, në këtë album 33-vjeçarja ka sjellë edhe bashkëpunim me reperin Snoop Dogg “Satellite” dhe një me Dolly Parton “Seasons”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e “Bebe” është edhe bashkëpunimi me David Guetta “I’m Good (Blue) që tashmë është kthyer në hit internacional.

Përveç “I’m Good (Blue)” dhe “Satellite”, Bebe Rexha deri më tani ka publikuar nga albumi i ri edhe këngët “Call On Me” dhe “Heart Wants What It Wants”, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

The post “Bebe”, lansohet albumi i tretë nga Bebe Rexha appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";