Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj muzikore. Kënga “New Religion” ka tejkaluar shifrën e 100 milionë dëgjimeve në Spotify, platformën më të madhe të transmetimit të muzikës në botë, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja përmes një postimi në InstaStory, ku ka shprehur entuziazmin për suksesin e këngës dhe pritjen pozitive që ka marrë albumi i saj më i fundit, “Dirty Blonde”.

“New Religion”, e publikuar si kënga kryesore e albumit, është një ripërpunim modern i hitit legjendar “Insomnia” të grupit Faithless, duke ndërthurur elemente të muzikës elektronike klasike me stilin pop dhe dance që e ka bërë Bebe Rexhën të njohur në skenën ndërkombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka vazhduar të rritet në mënyrë të qëndrueshme në platformat digjitale, derisa tashmë ka kaluar pragun e rëndësishëm të 100 milionë stream-eve në Spotify.

Albumi “Dirty Blonde”, i publikuar në muajin qershor, është projekti i katërt studio në karrierën e Bebe Rexhës, por ka një rëndësi të veçantë për artisten, pasi është albumi i saj i parë i realizuar si artiste e pavarur.

Vitin e kaluar, Bebe i dha fund bashkëpunimit me ish-shtëpinë e saj diskografike Warner Records, duke zgjedhur të hapë një kapitull të ri në karrierën e saj me më shumë liri krijuese dhe kontroll të plotë mbi muzikën që publikon.

Suksesi i “New Religion” shihet si një tregues i qartë se ky vendim ka nisur të japë rezultatet e para. Ndërkohë, “Dirty Blonde” po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe si nga publiku, ashtu edhe nga kritika, duke e konfirmuar edhe një herë Bebe Rexhën si një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify appeared first on Albinfo.