minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bebe Rexha, e para në listën e albumeve më të mira në Spotify

0
Bebe Rexha, e para në listën e albumeve më të mira në Spotify

Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Better Mistakes”, transmeton albinfo.ch.

Ky album po shpërblehet me meritat e duhura për shumë nga këngët e tij, që tashmë janë pëlqyer në masë të madhe nga publiku.

Advertisement

Aktualisht, “Better Mistakes” kryeson listën e 10 albumeve më të mira debutuese në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Spotify përmes një postimi në rrjetin social Instagram, me 10 albumet më të mira debutuese, me artisten shqiptare në krye të saj.

E lumtur për këtë sukses, Rexha e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory këtë fakt, duke i falënderuar ata për suksesin e dhënë deri më tani.

“Better Mistakes” është një album me 13 këngë të artistes, disa prej të cilëve janë publikuar me klipe, si këngët: “Baby, I’m Jealous” (bashkëpunim me Doja Cat), “Sabotage”, “Break my heart, myself” (bashkëpunim me Travis Barker).

Advertisement

 

The post Bebe Rexha, e para në listën e albumeve më të mira në Spotify appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit