Bebe Rexhës iu vodhën këngë të papublikuara, dënohet një hakere

Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.

Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës.

22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.

Dalziel u arrestua më 9 janar 2023. Policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Bebe Rexhës iu vodhën këngë të papublikuara, dënohet një hakere appeared first on Albinfo.