
Është bërë e ditur se 3 këngëtare shqiptare me famë botërore janë pjesë e listës së këngëve më të mira të vitit 2020 të publikuara nga “Billboard”, transmeton albinfo.ch.
Sipas renditjes, në listë e 30 hiteve të këtij viti janë renditur edhe tri këngëtaret e muzikës pop, ato janë Dua lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Duhet theksuar se këngët që pushtojnë top 30 të Billboard janë “Kings and Queens” të Ava Max, “Levitating” e Dua Lipës dhe “Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat.
Tashmë dihet se këto këngëtaret shqiptare po ecin me hapa të sigurt drejt suksesit.
Kujtojmë se albumi i Dua Lipa u rendit i pari nga revista “People” si më i dëgjuari në vitin 2020. Pavarësisht kushteve të vështira nga COVID-19 këngëtaret shqiptare të muzikës pop nuk e ndalën hovin e tyre për këngë dhe klipe. /Albinfo.ch
The post “Billboard”, këngët e tri shqiptareve në mesin e 30 këngëve më të mira të vitit 2020 appeared first on Albinfo.