minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Bolero në vilën e pleqve”, arti shqiptar i promovuar në festivalin e filmit në Gjenevë

0
“Bolero në vilën e pleqve”, arti shqiptar i promovuar në festivalin e filmit në Gjenevë

Më 14 qershor dhe më 18 qershor, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Oriental në Gjenevë janë shfaqur filmat: “Ditë e kuqe”, përkatësisht “Bolero në vilën e pleqve”, të dy këta prodhime artistike nga kinematografia shqiptare.

Në mesin e shumë filmave nga shtete të ndryshme të botës, përfaqësimi i komunitetit artistik shqiptar në këtë festival u cilësua si një frymë e re dhe e nevojshme në aspektin e promovimit kulturor-artistik.

Advertisement

Pjesëmarrja e këtyre filmave erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit mes shoqatës “Komuniteti shqiptar në Zvicër”, të udhëhequr nga Afërdita Krasniqi dhe njërit nga anëtarët e stafit organizues të FIFOG, aktorit dhe piktorit Ramë Beqiri.

Albinfo.ch ka ndjekur për së afërmi premieren e filmit “Bolero në vilën e pleqve”, me ç`rast ka takuar Ramë Beqirin dhe njërën ndër aktoret kryesore që luan personazhin e Irenës, Gentiana Ramadani.

“Ky është edicioni i 17-të i festivalit. Për herë të parë, vitin e kaluar kishim një film përfaqësues shqiptar nga Fatos Berisha, ndërsa këtë vit vijmë me dy filma, “Dita e kuqe” me regji të Besim Ugzmajlit dhe “Bolero në vilën e pleqve” nga Spartak Pecani. Si anëtar, do të përpiqem që edhe në vazhdimësi të sjellim filma shqiptarë nëpër festivale ndërkombëtare”, thotë Ramë Beqiri për albinfo.ch.

Advertisement

Ai tregon më tutje se përzgjedhja e filmave është bërë në bashkëpunim me komunitetin shqiptar, duke u bazuar në suksesin e tyre, duke vlerësuar lart lojën e aktorëve, e po ashtu me qëllimin që tematikat që trajtohen të kenë ndikim dhe të pëlqehen nga publiku.

“E veçanta e filmit “Bolero në shtëpinë e pleqve” qëndron në dramën psikologjike që përjetohet nga personazhet, botën e pleqve që duan njëri-tjetrin dhe të vajzës që sfidohet nga “rregullat” morale shoqërore duke u bazuar në orientimin e saj seksual”. Kështu shtjelloi temën e filmit aktorja Gentiana Ramadani për albinfo.ch.

Advertisement

Për të është e rëndësishme që këto probleme shoqërore të pasqyrohen përmes filmave, sepse kemi të bëjmë me një realitet shoqëror të kohëve të sotme.

Gjatë premierës së filmit që u dha në kinemanë “Grutli”, u prezentua edhe përkthimi i librit “Opuscule de l’amour” i Shpëtim Selmanit. Ky libër (në shqip: Libërthi i dashurisë”) është përkthyer nga Festa Camaj dhe është botuar nga shtëpia Belleville Editions. Libri flet për lidhjen prindërore, marrdhënia e personazhit me vendin e tij, letërsinë bashkëkohore dhe dashuritë e kaluara.

Ramë Beqiri, në cilësinë e stafit organizues premtoi që do të punojë vazhdimisht rreth avancimit dhe promovimit te mëtutjeshëm të talenteve dhe realizimeve shqiptare nga fusha artistike në Zvicër.

Advertisement

(Teksti dhe fotot: Alisa Buzhala)

The post “Bolero në vilën e pleqve”, arti shqiptar i promovuar në festivalin e filmit në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit