
Cyrihu ishte adresa e profesionistëve e sipërmarrësve shqiptarë të cilët më 2 mars u mblodhën nën organizimin e Ch- Apen.
Para qindra pjesëmarrësve të profileve të ndryshme, mes tyre artistë, poetë, mjekë arkitektë, inxhinierë e sipërmarrës u prezantua kultura e tradita shqiptare përmes ekspozitave e programit artistik.
Nga pjesëmarrësit ekspozitat u vlerësuan lartë. Ndërsa mes tjerash u bë edhe promovimi i dy talenteve të reja: Elemedina Buja me librin „Prekaz- Opferplatz der wahreheit“ dhe Trina Haliti që interpretoi këngën e Skënderbeut „Trim mbi trima Gjergj Kastrioti“
Sikurse ekspozita „Shqipture“ dhe promovimi i dy talenteve të reja lidhen ngushtê me ngjarjet e marsit dhe sakrificës së popullit tonë për të jetuar i lirë e i barabartë me popujt tjerê evropianë.
Një detaj që nuk i mungoi kësaj ngjarje ishte edhe kuzhina tradicionale e shtruar pêr herë tê parê në formën gourmet per mysafirët.
Krejt në fund, organizatorët e Ch-Apen njoftoi për organizimin e radhës i cili mbahet më 8 qershor.
Kjo ngjarje do të jetë edhe më e veçantë duke qenë se organizohet në anije.






VIDEO:CHAPEN VIDEO
The post Ch-Apen prezanton kulturën dhe traditën shqiptare në Zvicër appeared first on Albinfo.