Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Kënga “Training Season” ka kaluar shifrën prej një miliard dëgjimesh në Spotify, transmeton albinfo.ch.

Me këtë arritje, “Training Season” bëhet kënga e 15-të e artistes që kalon këtë prag në platformën më të njohur të transmetimit muzikor.

Kënga është pjesë e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në vitin 2024, dhe vazhdon të jetë ndër projektet e saj më të dëgjuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky sukses i shtohet listës së arritjeve ndërkombëtare të Dua Lipës, e cila prej vitesh renditet ndër artistet më të njohura të muzikës pop në skenën botërore./Albinfo.ch

The post Dua Lipa arrin një tjetër sukses, “Training Season” kalon 1 miliard dëgjime në Spotify appeared first on Albinfo.