Dua Lipa bën histori, tri albumet e saj kapin një tjetër rekord

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po përjeton suksese të reja në karrierën e saj, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht, tri albumet e karrierës së saj, “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti, janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në top-listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Britani, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dua Lipa bën histori, tri albumet e saj kapin një tjetër rekord appeared first on Albinfo.