Dua Lipa dhe Callum Turner debutojnë në tapetin e kuq si çift i martuar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si bashkëshortë, gjatë premierës së filmit të ri të Turnerit, One Night Only, në Nju-Jork, përcjell albinfo.ch.

Artistja 30-vjeçare u shfaq me një fustan të personalizuar nga shtëpia e modës Ferragamo, ndërsa Callum Turner, 36 vjeç, zgjodhi një kostum elegant nga Louis Vuitton.

Sipas revistës People, çifti pozoi i buzëqeshur para fotografëve, duke tërhequr vëmendjen me elegancën dhe paraqitjen e tyre në një nga ngjarjet më të rëndësishme të promovimit të filmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në komedinë romantike One Night Only, Turner luan përkrah aktores Monica Barbaro. Filmi pritet të dalë në kinema më 7 gusht.

Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan më 6 qershor në një ceremoni elegante në Sicili, pasi më herët kishin zyrtarizuar martesën civile në Londër. Më vonë, këngëtarja ndau në Instagram fotografi nga ceremonia, ku u shfaq me një fustan nusërie të personalizuar nga Chanel.

Romanca e tyre u bë publike në vitin 2024, ndërsa Dua Lipa konfirmoi fejesën në një intervistë për revistën British Vogue në korrik të vitit 2025.

“Vendimi për t’u plakur së bashku, për të ndërtuar një jetë dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, ishte shprehur ajo në atë intervistë. /Albinfo.ch

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dua Lipa dhe Callum Turner debutojnë në tapetin e kuq si çift i martuar appeared first on Albinfo.