
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë publik emrin e albumit të saj të ri, që do të jetë edhe i treti me radhë, përcjell albinfo.ch.
Dua ka publikuar në rrjete sociale emrin e albumit, që do të jetë “Radical optimism”.
Këngëtarja 28-vjeçare ka bërë të ditur po ashtu se albumi do të dalë në treg më 3 maj.
Advertisement
Albumi do të përmbajë 11 këngë, përfshirë hitet e fundit “Houdini” dhe “Training Season”.
Dy albumet e para titulloheshin “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”.
“Future Nostalgia” ka qenë më i suksesshmi deri më tani, me disa prej këngëve të tij që kanë arritur miliarda klikime në YouTube.
Advertisement
The post Dua Lipa e bën publik emrin e albumit të tretë appeared first on Albinfo.
Advertisement