Dua Lipa ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Training Season”

Dua Lipa ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Training Season”, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo ka njoftuar për videoklipin, duke i falënderuar bashkëpunëtorët.

Për realizimin e kësaj kënge ajo pati thënë se është frymëzuar nga jeta reale, pasi sipas saj, shumë burra nuk ditën se si të silleshin me të nëpër takime romantike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lipa kur po tregonte për albumin e saj të ri, ka thënë se po ndjehej sikur ishte duke i trajnuar burrat se si të silleshin me të.

“Kam qenë nëpër shumë takime të këqija romantike. Kur shkova në studio, bashkëpunëtorët e mi, Caroline e Tobias, më pyetën se si shkoi takimi i mbrëmshëm, unë menjëherë u përgjigja, duke u thënë se ‘sezoni i trajnimit ka mbaruar’ dhe kalova një ditë të mrekullueshme, duke e bërë këtë këngë”, pati thënë Lipa.

“Training Season” bashkë me këngën “Houdini” janë pjesë e albumit të saj të ri dhe të dyja ylli i këndoi në ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Grammy” që u mbajt në fillim të këtij muaji.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dua Lipa ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Training Season” appeared first on Albinfo.