Dua Lipa kërkon 3.5 milionë dollarë për të performuar në festën e Galatasaray

Pas fitores së 25-të në Superligën turke, Galatasaray planifikoi një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit. Sipas mediave turke, klubi dëshironte të ftonte yllin botëror të muzikës pop, Dua Lipën, për të kënduar në ceremoninë festive.

Por, këngëtarja shqiptare kërkoi 3.5 milionë dollarë për performancën e saj live, një shifër që u duk shumë e lartë për drejtuesit e klubit, të cilët refuzuan ofertën.

Megjithatë, festa për titullin e 25-të të kampionit do të mbahet siç ishte planifikuar. Ky sukses i jep Galatasaray të drejtën të vendosë pesë yje mbi stemën e skuadrës – një simbol që tregon çdo pesë tituj të fituar në futbollin turk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E themeluar në vitin 1905 nga Aliu Frashëri, djali i shkrimtarit shqiptar Sami Frashëri, Galatasaray mbetet skuadra më e suksesshme në historinë e futbollit turk, duke forcuar kështu edhe më shumë trashëgiminë e saj sportive.

The post Dua Lipa kërkon 3.5 milionë dollarë për të performuar në festën e Galatasaray appeared first on Albinfo.