Dua Lipa me fitime marramendëse, dyfishon pasurinë e saj

Pa dyshim se Dua Lipa është një nga yjet më të mëdhenj të pop-it në botë dhe tani ajo është gjithashtu një nga më të pasurat, përcjell albinfo.ch.

Dua ka arritur më shumë se dyfishin e pasurisë së saj në tre vjetët e fundit, duke e dërguar atë në 68. 3 milionë euro.

Vlen të theksohet se Lipa kishte 28.4 milionë euro në prill të 2020-ës, sapo ka paraqitur llogari të reja në Companies House, të cilat tregojnë se kompania e saj, Dua Lipa Live LLP, tani ka asete me vlerë prej 43.9 milionë eurosh, 9.1 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fitimet më të mëdha të saj vijnë nga dy muajt e parë të turneut të saj në Amerikën e Veriut “Future Nostalgia”, i cili u zhvillua në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ylli i muzikës po punon shumë në albumin e saj të tretë, të cilin shpreson ta nxjerrë këtë vit në treg për të vazhduar kontributin në shtimin e pasurisë së saj. /Albinfo.ch

The post Dua Lipa me fitime marramendëse, dyfishon pasurinë e saj appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";