
Bëhet e ditur se këngëtarja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, aktualisht po bën një turne nëpër Gjermani, njofton albinfo.ch.
Ajo u prezantua mbrëmë me shumë sukses para publikut të Berlinit, ndërsa një ditë më herët performoi edhe në Hamburg.
Gjatë turneut në Gjermani, Dua Lipa do të ketë edhe koncerte në Köln (më 12 maj) dhe Mynih (më 22 maj).
Advertisement
Vlen të theksohet se Dua Lipa ka pasur me sukses koncerte edhe më parë në Köln dhe pritet të mbushë një prej sallave më të mëdha në Köln. /Albinfo.ch
The post Dua Lipa performon para publikut gjerman appeared first on Albinfo.
Advertisement