
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
”Houdini” është kënga e re, e cila është prijëse e albumit të saj të ri në ardhje, që gjithashtu do të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Për këngën Dua ka punuar vetë në bashkëpunim me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr.
Këngëtarja nga Kosova është kujdesur që të vërë në pah linjat e saj atraktive trupore gjatë koreografisë, duke marrë kështu simpatinë e shumë shikuesve.
Dua Lipa ka qenë duke punuar gjatë gjithë vitit 2023 në albumin e saj të ri, i cili pritet të publikohet në vitin 2024.
https://youtu.be/suAR1PYFNYA?si=tfOWhkKg0p-wsjaY
The post Dua Lipa publikon këngën më të re appeared first on Albinfo.