Dua Lipa vallëzon nën tingujt e muzikës shqipe

Ylli botëror i muzikës me prejardhje kosovare, Dua Lipa, po vazhdon t’i shijojë pushimet në bregdetin shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Dua po poston fotografi dhe video nga vizita e saj në Shqipëri, duke i ndarë me 70 milionë fansat e saj në Instagram, bukuritë natyrore të vendit.

Lipa shoqërohet nga familjarët e saj, miqtë dhe i dashuri, Anwar Hadid. Dhe është e natyrshme që aty të mos mungojnë as ndejat me ushqime e muzikë tradicionale kosovare e shqiptare  në vilat luksoze të Sarandës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo u vërejt edhe në videon e fundit të postuar nga ylli i muzikës pop, ku Dua shfaqet duke vallëzuar me gotë të mbushur me ujë në kokë, teksa e valëvit shaminë e rrethuar dhe e duartrokitur nga pjesëtarët tjerë të familjes.

Videon, Lipa e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ma vërteto që je shqiptar, pa më treguar që je shqiptar”. Çka nënkupton se vet vallëzimi, muzika dhe atmosfera në këtë ndejë e tregojnë prejardhjen e këngëtares, të cilën asnjëherë nuk e ka fshehur dhe me mburrje i përfaqëson rrënjët e familjes së saj, anembanë botës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dua Lipa vallëzon nën tingujt e muzikës shqipe appeared first on Albinfo.